Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Fjalët ‘Mami’ e ‘Babi’ zëvendësohen me ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’”, denoncon pastori Akil Pano: Axhenda Gay nis zbatimin, ky formular është shpërndarë në kopshte

Pastori Akil Pano ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” një formular, që sipas tij, është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve dhe që shkel ligjin mbi kodin e familjes, ku emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Lidhur me këtë, pastori Pano denoncon se “Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën”.

Denoncimi i plotë:

Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.
I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.
#akilpano #koalicioniprofamiljes