Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Florian Marku bëhet baba për herë të parë dhe prek me mesazhin e tij

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë për herë të parë baba ditën e djeshme. Ka qenë vetë ai që e ka dhënë këtë ajm, duke mos e fshehur dot lumturinë.

“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhe në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”– shkruan Marku në profilin e tij në “Instagram”.