Albania

FMN: Rritja ekonomike në Shqipëri 7.8%, politikat e ndjekura i hapën rrugë rimëkëmbjes

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Në përfundim të konsultimeve të Artikullit IV, Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun deklaroi sot se rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet për këtë vit 7.6-7.8 %, nga 5.5% që ishte vlerësimi fillestar.

Në një konferencë të përbashkët për mediet, Sun tha se ekonomia shqiptare ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme pas dy goditjeve, tërmetit dhe pandemisë.

“Politikat e ndjekura kanë luajtur rol kritik në ruajtjen e mjeteve të jetës duke i hapur rrugën rimëkëmbjes në vijim. Pas kontraktimit me 4 % në 2021 parashikimi në 2021 është 7.6-7.8%. Në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të shkojë në 3.8 %”, tha Sun.

Shefja e FMN-së, deklaroi se sfidat për Shqipërinë mbeten të dyanshme.

“Investimi te njerëzit e ekonomia që të mbështetet zhvillimi i vazhdueshëm i vendit, si dhe ulja e borxhit publik. Po ashtu nevojitet një strategji ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore. Qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida. Me ekonominë që po ngrihet fuqishëm, një plan i përshtatjes fiskale duhet hartuar tani e zbatuar në 2022. Në të njëjtën kohë duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet më mirë te personat në nevojë. Rreziqet fiskale në rritje, përfshirë shpenzimet publike, PPP, etj, duhen monitoruar më mirë e menaxhuar më mirë“, deklaroi ajo. /vijon/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time