Albania

FOKUS – BE: Masa mbrojtëse për konsumatorët e vegjël kundër rritjes së çmimit të energjisë

BRUKSEL, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian do të paraqesë sot një sërë idesh për të ndihmuar në mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve kundër rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë.

Qëllimi është t’u sigurojë shteteve anëtare mjete efektive që nuk shkelin rregullat strikte të konkurrencës së Bashkimit Evropian.

Disa shtete anëtare kanë ndërhyrë tashmë në nivel kombëtar për të mbrojtur familjet nga faturat tepër të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Për shembull, Franca ka premtuar një tavan tarifor dhe planifikon t’u ofrojë familjeve më të varfra 100 euro (115 dollarë).

Italia dëshiron të sigurojë lehtësim përmes uljes së taksave.

Përveç kësaj, vende si Spanja, Franca dhe Greqia kanë bërë thirrje për masa më gjithëpërfshirëse në nivel evropian.

Ndër të tjera, ato duan të koordinojnë blerjet e gazit, të krijojnë rezerva të përbashkëta të gazit dhe të shkëputin çmimin e energjisë elektrike dhe gazit.

”Negociatat konkrete për këtë çështje do të zhvillohen në samitin e BE-së përgjatë 21-22 tetorit”, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mourinho on Newcastle: There has always been a connection between me and this city, but I am focused on Roma
Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova