Albania

FOKUS – BE: Veprime të shpejta për çmimet e larta të energjisë

BRUKSEL, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian prezantoi sot atë që e quajti një “paketë masash” që shtetet anëtare të përdorin për të mbrojtur familjet dhe bizneset kundër rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë pa shkelur rregullat e konkurrencës të bllokut.

”Rritja aktuale e çmimeve kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar dhe kuadri ligjor ekzistues i lejoi BE -së të ndërmarrë veprime për të shqyrtuar ndikimet e menjëhershme”, tha KE.

Ndër masat e propozuara nga Komisioneri i Energjisë, Kadri Simson janë mbështetja e të ardhurave emergjente për familjet, ndihma shtetërore për kompanitë dhe uljet e synuara të taksave.

Komisioni po shqyrton gjithashtu reforma afatmesme për ta bërë tregun evropian të energjisë më elastik ndaj luhatjeve të çmimeve.

“Ndërsa dalim nga pandemia dhe fillojmë rimëkëmbjen tonë ekonomike, është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorët e cenueshëm dhe të mbështesim kompanitë evropiane”, tha Simson.

“Komisioni po ndihmon vendet anëtare të marrin masa të menjëhershme për të zvogëluar ndikimin te familjet dhe bizneset këtë dimër”, shtoi ai.

Krijimi i një tregu evropian të energjisë duhet gjithashtu të merret parasysh.

Disa shtete anëtare kanë ndërhyrë tashmë në nivel kombëtar për të mbrojtur familjet private nga faturat tepër të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The grandstand collapsed under Vitesse's fans: they celebrated a guest victory with the players and flew down
Mourinho on Juve - Roma: Some have won 9 out of 10 championships, the second - 0 out of 10. But during the game you can forget about it
Gary Neville: Conte is a great coach, but Manchester United is not suitable
Rice is Man City's priority target. The West Ham midfielder is seen as a replacement for Fernandinho
Salernitana fired Castori and appointed Colantuono as coach. She is the 20th after 8 rounds of Serie A
Do you remember how Mourinho trolled Juve fans, put his palm to his ear? He's in Turin for the first time since
The Tottenham and Newcastle game was Interrupted due to a fan's health problems. A defibrillator was needed