Albania

FOKUS – Çështja globale e mungesës së mallrave përparësi e FMN-së dhe G20-s

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Ekonomia globale prej muajsh po përballet me bllokimet në zinxhirët e furnizimit, që po nxisin inflacionin dhe kërcënojnë rritjen, një çështje në zemër të Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe takimeve të ministrave të Financave të G20-s dhe G7-s.

Problemet e furnizimit, të shkaktuara nga rritja e kërkesës për transport logjistik me rimëkëmbjen pas pandemisë, e kombinuar me mungesën e fuqisë punëtore, po ndikojnë në shumë vende të botës dhe kanë bërë që FMN të rishikojë rënien e parashikimeve të rritjes për SHBA-në, Kinën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

“Frenimet në lëndët e para, gjysmëpërçuesit dhe vështirësitë e rekrutimit në tregun e punës do të rëndojnë në dinamikën e rritjes, në muajt dhe vitet në vazhdim”, tha ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, duke theksuar se kjo temë ishte një nga shqetësimet kryesore të takimeve këtë javë në kryeqytetin amerikan.

“Përgjigja qëndron në një fjalë: pavarësi”, shtoi ai, duke iu referuar varësisë aktuale të industrive perëndimore nga Azia.

Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak pritet të avokojë për një “koordinim” më të mirë për t’i bërë zinxhirët e furnizimit “më elastikë”.

“Vlerësimet tona sugjerojnë se 8,5 për qind e transportit global të kontejnerëve është i bllokuar në ose rreth porteve, dyfishi i atij të janarit”, shpjegoi David Malpass, president i Bankës Botërore.

“Këto ndërprerje rrisin koston e mallrave si dhe kostot e transportit dhe disa nga këto rritje nuk do të jenë kalimtare”, vlerësoi Malpass.

Nga ana e saj, SHBA-ja ka vendosur të marrë masa konkrete për të zvogëluar bllokimet në portet e vendit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing