BERLIN, 27 tetor /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane nuk pret një rritje të fortë në ekonominë e vendit deri në vitin e ardhshëm, pasi njoftoi një parashikim të zvogëluar të rritjes për vitin 2021.

Qeveria pret që produkti i brendshëm bruto (PBB) të rritet me 2,6 për qind këtë vit.

Në prill, ajo kishte parashikuar një rritje prej 3,5 për qind.

Megjithatë, perspektivat afatgjata duken më të mira, me qeverinë federale që pret në 2022 një rritje prej 4,1 për qind, në vend të 3,6 për qind të mëparshme.

Ministri në largim i Gjermanisë, Peter Altmaier, tha sot se kërkesa për produkte gjermane në tregjet botërore mbetet e lartë.

“Nëse pengesat e furnizimit zhduken gradualisht, do të ketë efekte të rëndësishme të rimëkëmbjes në vitin 2022”, shtoi ai.

Qeveria gjermane pret, gjithashtu, që norma e inflacionit të kthehet në një nivel dukshëm më të ulët që në fund të vitit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.