GJENEVË, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Përqendrimet e dyoksidit të karbonit në atmosferën e Tokës arritën një rekord në vitin 2020 duke u rritur më shumë vitin e kaluar sesa rritja mesatare e regjistruar për dekadën 2011-2020, njoftoi Organizata Botërore Meteorologjike  (WMO) në Gjenevë.

Për shkak të ngadalësimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, emetimet e reja në fakt ranë me 5,6% vitin e kaluar.

Megjithatë, sipas WMO-së, kjo ”nuk kishte asnjë efekt të dukshëm në përqendrimin e gazrave ekzistuese serrë në atmosferë ose në ritmet e rritjes së tyre”.

Lajmi vjen ndërsa liderët botërorë përgatiten të mblidhen në Glasgou të dielën për fillimin e Konferencës së OKB për Ndryshimet Klimatike, ose COP26, në një përpjekje për të rënë dakord për veprime kuptimplota për të reduktuar emetimet globale.

DYoksidi i karbonit është nxitësi më i rëndësishëm i ngrohjes globale në atmosferë dhe aftësia e njerëzimit për të zvogëluar emetimet e gazit lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e shmangies së ndryshimeve të pakthyeshme klimatike brenda dekadave./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.