TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kërkuar riorganizimin e strukturave të inspektorateve si dhe forcimin e kontrolleve për masat antikovid.

“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor kërkova riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, në funksion të monitorimit të zbatimit të masave antiCovid si dhe forcimin e kontrolleve në strukturat e ofruesve të shërbimeve publike dhe jo publike me qëllim garantimin e standardeve të cilësisë”, shprehet ministrja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.