Albania

Forumi mbi Përkujtimin e Holokaustit, Rama nga Suedia: Strehuam 3750 hebrenj. Historia e mbrojtjes së tyre nga shqiptarët, pjesë e programit të ri arsimor

Në fjalën e tij gjatë forumit ndërkombëtar mbi përkujtimin e Holokaustit në Malmo të Suedisë, kryeministri Edi Rama veçoi kontributin e Shqipërisë e cila strehoi një numër të lartë hebrenjsh atëherë kur si ashtu siç ai tha, të ishte hebre ishte dënim me vdekje.

Rama u shpreh se kjo ka në themel ligjit zakonor të shqiptarit që thotë se ligji dhe kushtetuta e parë nis me një paragraf që thotë se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, e pikërisht atyre që janë në kërkim të strehës dhe mund të trokasin në derën tënde. Këtu Rama përmendi kontributin për strehimin e afganëve, duke theksuar se Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që pranoi të strehonte 4000 afganë duke pasur parasysh historinë e saj në 30 vite më parë.

“Ju faleminderit. Kam një fjalim me tre kapituj këtu, po do të flas shkurt. Dyshoj nëse të gjithë në këtë sallë e njohin historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, ndaj do më duhet të përsëris atë çka thashë në një prej seancave; Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar pikërisht në atë kohë kur në kontinentin tonë, të ishe hebre, ishte praktikisht një dënim me vdekje.

Do të merrte gjatë po të tregoja sesi ndodhi dhe arsyet për këtë, por në themel qëndron ligji ynë zakonor, kodi i nderit i shqiptarëve, Kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Përkthimi fjalë për fjalë nuk është “e mikut” në kuptimin e njerëzve që fton, po e shtegtarit që, në kërkim të strehës, mund të të trokasë në derë. Pason një shpjegim të tërë për trokitjen në derë, detyrimin për ta hapur dhe ndëshkimi më i ashpër i ligjit zakonor është për ata që nuk e respektojnë këtë paragraf. Forma më e rëndë e çnderimit është të tradhtosh mikun

Kështu, hebrenjtë në Shqipëri ishin edhe më parë një komunitet i vogël dhe Shqipëria ishte mes të paktave vende Europë që përcaktonte me ligj të drejtën e Shabatit të tyre. Shabati ishte e drejtë ligjore dhe asnjë subjekt punëdhënës i sektorit publik ose privat nuk mund ta penalizonte, një person, një hebre pse s’ishte në punë për shkak të Shabatit.

Po çfarë bëmë me gjithë këtë histori më pas? Mendoj se për ne është thelbësore që të vazhdojmë të ecim në këtë drejtim dhe të bëjmë sa më shumë të mundemi që fëmijët tanë, jo thjesht të mësojnë prej kësaj historie, por edhe t’i rrinë besnikë këtij kodi nderi. Ne qemë vendi i parë që u hapi dyert afganëve dhe pranoi të strehonte 4000 afganë, e meqë ra fjala, kundërshtia në vendin tonë ishte e papërfillshme, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë, ashtu siç ishim ne tridhjetë vjet më parë, kur iknim nga regjimi brutal dhe gjetëm dyer që na u hapën kur kishim nevojë”, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se Akademia e Shkencave ka bërë studime akoma më thella në lidhje me strehimin e hebrenjve në Shqipëri dhe sot i ka dorëzuar kreut të Muzeut të Holokaustit një listë të re që përmban 3750 emra.

Rama e konsideroi këtë një kontribut për muzeun ku theksoi se është i nderuar që Shqipëria është pjesë. Ai u shpreh se dy librat për holokaustin do të bëhen pjesë e programit mësimor në ciklin parauniversitar në shkollat shqiptare nga viti i ardhshëm.

“Së fundi, për ta përmbyllur, u ndjeva i prekur nga rastësia në këtë forum që, në të njëjtën seancë plenare më parë, ishte i pranishëm kreu i Yad Vashem-it (Muzeut të Holokaustit); sepse erdha këtu me një dokument që përmban lajme të reja për këtë histori, në kuptimin që, sipas regjistrit të Yad Vashem-it, hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005… Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra. Ky është një kontribut shtesë që Shqipëria jep për muzeun ku jemi shumë krenarë të bëjmë pjesë, po aq sa jemi krenar që Shqipëria është vlerësuar ndër “Të drejtët mes kombeve”, për shkak të veprës së vet gjatë Holokaustit.

Në të njëjtën kohë, këta dy libra, janë ajo çka do të bëhet pjesë e programit mësimor, programit parauniversitar në shkollat tona, sërish, me  krenari që tashmë, në Izrael, në shkolla, rasti shqiptar ka hyrë si pjesë e programit shkollor. Të njëjtat tekste për mësuesit dhe nxënësit në Izrael do të jenë pjesë e programit të ri arsimor për vitin 2022-2023 dhe më tej. Kaq kisha”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Football news:

Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination
Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire
We have lost team football. We wanted to help Ronaldo succeed. Bonucci and Chiellini - about the disadvantages of playing with Cristiano
Ronaldinho: I didn't think Messi would end up at PSG. With such players, you can strive to win the Champions League
Bruno may miss the match with Liverpool due to injury
Arteta about bullying coaches and Bruce: People are already doubting whether they want to work like this. We have to think