TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se, pavarësisht reshjeve qarkullimi në akset rrugore ka vijuar pa probleme.

Sipas ARRSH-së, ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

“Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, njofton ARRSH-ja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.