Albania

FOTO: “Skandal i madh, ata na e futën prapë një gisht në…”, media serbe e quan provokim parullën në stadiumin e Suedisë: “UEFA të marrë masa”

Gazeta më e madhe serbe Blic.rs nuk e ka përjetuar aspak mirë mesazhin e tifozëve në takimin Suedi-Kosovë ku u shpalos një banderolë “Kosova është Shqipëri” dhe në tribunë u hap flamuri i Shqipërisë.

Ndeshja u zhvillua  në stadiumin “Friends Arena” ku ishin të pranishëm edhe rreth 7 mijë tifozë shqiptarë.

Gazeta serbe e ka cilësuar si një skandal të madh që ka ndodhur në sy të Europës, ndaj duhen marrë masa sipas saj.

“Skandal i madh në Suedi. Ata na futën prapë një gisht në sy dhe kjo ndodh në sy të gjithë Europës”  – shkruan gazeta që njihet për afrinë me Vuçiçin që në teori proklamon “Ballkanin e Hapur”.

Faqja online e BLIC

Flamuri i Shqipërisë në tribunën e tifozëve të Kosovës

“UEFA nuk ka tolerancë ndaj mesazheve politike, kështu që mbetet për t’u parë se çfarë masash do të marrë në rastin e tifozëve të Kosovës” – shkruhet në artikull.

Rezultati përfundimtar për fat të keq ishte 3 me 0 në favor të Suedisë, megjithse djemtë e Kosovës luajtën mirë.

Mediave sportive u bëri gjithashtu përshtypje që  në tribunën e tifozëve të Kosovës, u shpalos flamuri i Shqipërisë kuqezi me shqiponjë, jo ai i Kosovës, blu me yje.

i.b. / dita

Football news:

Javi about Barca: I'm focused on working at Al-Sadd. I can't say anything else
Pochettino on Tuchel's words about PSG: Education and respect are embedded in my culture. I will not share my opinion about his feelings
The prodigy from Denmark was wanted by all the top clubs, but his fate is a tragedy. He finished his career at 19 (after Ajax and Chelsea), and died at 32
Good luck in the future. Hugs, mister. Pique, Pedri and Busquets said goodbye to Koeman
Messi has a muscle injury. Tomorrow it will be known whether he will play with Lille
Mauricio Pochettino: I had problems when I said Messi should take the Golden Ball. Neymar and Mbappe asked why they didn't
Koeman was fired on the plane when Barcelona was flying home after the match with Rayo