Albania

FOTO/ “Troket” dimri në Shqipëri, temperaturat bien dhe dëbora e parë zbardh malet në Korçë dhe Kukës. Qarkullimi i mjeteve pa probleme

Zonat malore në juglindje dhe veri të vendit janë zbardhur mëngjesin e kësaj të enjteje nga reshjet e para të dëborës, duke paralajmëruar ardhjen e dimrit në këto zona.

Në Qarkun e Kukësit, temperaturat u ulën që mbrëmjen e së mërkurës, për të pasuar në orët e para të kësaj të enjteje me reshje dëbore në Shishtavec dhe Malin e Gjalicës. Përveç reshjeve të dëborës, në zonat malore ka pasur edhe prezencë të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe verilindjen e vendit, konkretisht zonat malore të Kalasë së Dodës dhe Lurën.

Si pasojë e reshjeve, nuk janë shkaktuar probleme me qarkullimin rrugor, pasi ato kanë qenë të lehta, ndërsa temperaturat nuk kanë krijuar shtresa akulli në rrugë.

Edhe në zonat malore të Qarkut të Korçës ka pasur reshje dëbore. Mali i Gramozit në Kolonjë, fshatrat Panarit, Shtyllë, Dardhë dhe Voskopojë, në Korçë si dhe Mokra në Pogradec janë mbuluar nga flokët e dëborës.

Autoriteti Rrugor nuk raporton rrugë problematike për shkak të dëborës, ndërsa në aksin Shtyllë-Panarit lëvizja ka qenë e vështirë për shkak të prezencës së mjegullës.

Reshjet e dëborës në këto zona janë një fenomen i zakonshëm për periudhën ku ndodhemi, ndërsa paralajmëron autoritetet në marrjen e masave për të shmangur bllokimin e zonave të caktuara.


O.J/DITA

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him