Albania

FOTO: Vrau 5 persona duke qëlluar me shigjeta, ky është autori i sulmit në Norvegji

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me shigjeta mbremjen e se merkures ne Norvegji.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Kongsbergut në orën 18:13 me orën lokale, ndërsa sipas raportimeve është identifikuar edhe autori, shkruan BBC.

Mediat në Norvegji raportojnë se bëhet fjalë për Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.

Mesa duket ai e ka njoftuar sulmin një video të publikuar në YouTube, disa ditë më parë.

Motivet për sulmin, që ndodhi në vendndodhje të ndryshme të qendrës së qytetit me 28,000 banorë mbeten ende të paqarta.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende në çfarë gjendjeje shëndetësore janë.

Kryeministrja e vendit Erna Solberg deklaroi se raportet për sulmit janë tmerruese.

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë por është e rëndësishme të theksohet se tashmë policia e ka situatën nën kontroll”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.

Një dëshmitar i tha televizionit lokal TV2 se kishte dëgjuar disa të bërtitura dhe më pas pa një grua që po mbulonte fytyrën.

“Një burrë po qëndronte në cep të rrugës me një shigjetë me hark në duart e tij. Më pas pashë njerëz që vraponin për të shpëtuar jetën e tyre. Njëra prej tyre ishte edhe një grua që po mbante një fëmijë përdore”, u shpreh ai.

Autori i sulmeve, Reiner Winklarson

j.l./ dita

Football news:

Miranchuk's agent about Alexey's playing time: Serie A is a tough championship. Gasperini's totalitarianism and conservatism also play a role
Koeman will not be fired because of the defeat by Real Madrid. The future of the Barca coach depends on the matches with Rayo, Alaves and Dynamo Kiev
Real Madrid are masters of adaptations (and Modric is their king). Barcelona are hostages of Koeman's ideas (well, enough canopies already!)
Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0