Është përfshirë nga zjarri tregu i fruta-perimeve tek “Varri i Bamit” gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar zjarrin, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
a.m/dita