Albania

Fotogaleri-Java e vaksinimit të studentëve, vijon procesi në fakultete

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Në kuadër të “Javës së vaksinimit masiv të studentëve” po vijon procesi i vaksinimit të tyre, ku ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, çdo ditë të kësaj jave nga ora 8:30-14:00.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka ndjekur nga afër këtë proces në fakultetet në kryeqytet, ku janë paraqitur një numër i lartë studentësh për të kryer vaksinën.

Vaksinimi masiv vijon në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antikovid. Ditën e hënë, datë 11 tetor, janë kryer 6,339 vaksinime në të gjithë vendin.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antikovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antikovid.

Pikat e vaksinimit në Universitete në Tiranë:

– Fakulteti i Mjekësisë
– Fakulteti i Infermierisë
– Fakulteti i Stomatologjisë

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A homophobic tweet was published on behalf of Shomurodov. Roma stated that the account is fake
Neymar on the words about the 2022 World Cup: I was misunderstood. I go out to every match as if he is the last
Lautaro has extended his contract with Inter until June 2026. There are no compensation now
Pochettino on Messi: Guardiola said he can play in any position. He has an exceptional ability to be anywhere on the pitch
Xavi wants Barcelona to sign a fast defender. Cunde from Seville is an ideal option
The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game