PARIS, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria britanike e Boris Johnson kupton vetëm gjuhën e forcës, u ankua sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clement Beaune gjatë një interviste nga CNews, pas njoftimit nga Parisi të masave hakmarrëse të Britanisë së Madhe në fushën e rëndësishme ekonomike të peshkimit.

“Tani duhet të flasim vetëm me gjuhën e forcës sepse kam frikë, mjerisht, se kjo qeveri kupton vetëm këtë”, shtoi ai.

”Kam përshtypjen se e kanë kuptuar që duhet të kthehen në tryezën e diskutimeve. Por edhe nëse nuk e bëjnë, ne do të vazhdojmë kursin tonë”, shtoi aleati i presidentit Emmanuel Macron duke specifikuar se ”nuk duhet të gëzohemi fare për këtë situatë”.

”Nuk është shumë inteligjente, por nëse partneri kupton vetëm gjuhën e forcës, duhet ta përdorim atë”, theksoi Beaune./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.