TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Italia dhe Shqipëria synojnë të forcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vende, në fushën e bujqësisë, qëndrueshmërisë mjedisore dhe nxitjes së grave sipërmarrëse.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci priti sot në Tiranë, në një takim pune  Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Ambasadori Bucci, i shprehu ministres Krifca, urimet e përzemërta për detyrën e re e të rëndësishme, teksa vuri në dukje gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për qëndrueshmërinë mjedisore dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse.

Krifca e cilësoi Italinë një nga partneret kryesore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Përparësitë e Ministrisë parashikojnë një qasje të re ndaj së ardhmes, përqendrim tek qëndrueshmëria mjedisore dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse”, tha Krifca. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.