Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Fushata solli edhe të qeshura! Mickoski, Zaev dhe Gashi me barcoleta, Grubi kërceu

Kryetari i VMRO-DPMNE-së e nisi fushatën me shaka. Në Ohër filloi me satirë për Zaevin në të cilën në një vendbanim ky i fundit përpiqet ta zgjidhë problemin me ujësjellësin duke iu paraqitur drejtorëve.

“Pas gjysmë ore e përfundon bisedën dhe thotë – u bë, problemi i parë është zgjidhur. Tani cili është problemi që doni t’jua zgjidh? Problemi i dytë është, për shkak se është shekulli 21 të gjithë tashmë kanë komunikim mobil, vetëm komuna jonë është e izoluar, pa rrjet për celular”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Siç e nisi, Mickoski edhe e mbylli fushatën, përsëri me barsoletë për Zaevin.

“Kanë udhëtuar me aeroplan Merkeli, Makroni, Radevi, Jansha dhe Zaevi…”, tha Mickoski.

As kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nuk e nisi më ndryshe. Ai nga Manastiri pyeti – nëse ka dy Zorana? Njëri kundër tyre dhe tjetri i cili po përballet me lajmet e rreme nga Budapesti?

“Por, Regjistrimi i popullsisë do të tregojë nëse ekziston një apo dy Zoranë me mbiemrin Zaev. Nëse janë dy, jini të sigurt se janë grindur mes vete”, potencoi Zoran Zaev – kryetar i LSDM-së.

Në fushatë u treguan edhe eksperimente biologjie, siç bëri kreu i Alternativës Afrim Gashi.

Nga ana tjetër, Grubi kërceu në skenë…

Fushata përfundon në mesnatë, kurse të dielën votohet për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Nga e hëna fillon fushata dyjavore për rrethin e dytë.