ROMË, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Grupi i 20 kombeve më të industrializuara (G20) do të bëjë thirrje për veprime të menjëhershme për të kufizuar ngrohjen globale me 1,5 gradë Celsius në samitin e kësaj fundjave në Romë.

Por, delegacionet që përgatitin samitin nuk kanë vendosur ende nëse G20-a do të angazhohet gjithashtu për arritjen e një qëllimi të përbashkët për zero emetimet neto të gazrave serrë ose neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, sipas një drafti të deklaratës përfundimtare të samitit.

Vendet e G20-s janë përgjegjëse për mbi 75% të të gjitha emetimeve të gazrave serrë.

Grupi pranon se ndikimet e ndryshimeve klimatike janë shumë më të ulëta nëse ngrohja globale rritet me 1,5 gradë C krahasuar me një rritje prej dy gradësh C dhe se duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të mbajtur nën kontroll 1,5 gradë C.

“Ne e njohim rëndësinë kryesore të arritjes së emetimeve neto të gazrave serrë në nivel global të neutralitetit zero ose karbonit deri në vitin 2050”,  thuhet në draft.

Drafti ripohon gjithashtu angazhimin për të reduktuar emetimet në sektorin e energjisë në funksion të zbatimit të sistemeve të energjisë kryesisht të dekarbonizuara./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.