Albania

“Gabova me tifozët shqiptarë, nuk duhet të shkoja pas golit drejt tyre”, Swiderski pranon fajin: “Ndikuan emocionet, nuk e bëra me qëllim”

Autori i golit të Polonisë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë pranon se gaboi që shkoi duke festuar pranë tifozëve ultras shqiptarë, por këtë e bëri nën efektin e emocioneve dhe jo për të provokuar.

Karol Sviderski ishte heroi i polakëve, teksa vulosi fatin e takimit në minutën 77-të.

Por një gol kaq i rëndësishëm nuk u përjetua me festën e duhur. Futbollisti polak, i rrëmbyer nga emocionet, zgjodhi anën e gabuar të stadiumit për të festuar. Ai shkoi t’u dëshmonte të pashpjegushmen tifozëve shqiptarë duke bërë gjeste para tyre.

Ata reaguan duke hedhur shishe në drejtim të tij.

Në intervistën e dhënë për “Polsat Sport” autori i golit shprehet se vrapoi në mënyrë të panevojshme drejt tifozëve shqiptarë për të festuar, por kjo ndodhi vetëm për shkak të emocioneve dhe jo me qëllim.

“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë vendimtare dhe në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu, ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa shkak drejt tyre për të festuar, por nuk e bëra me dashje isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë ta shpjegoj, por ndodhi”, – tha Karol Sviderski, duke marrë një pjesë të fajit.

o.j/dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions