Albania

Gara në 21 degë, kriteret dhe kuotat për studimet e “Masterit” tek Shkencat e Natyrës

Pranvera Kola

Edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i ka çelur tashmë aplikimet për të gjithë studentët që duan të vijojnë ciklin e dytë në programet “Master profesional” dhe “Master i shkencave” për pranimet e vitit të ri akademik 2021-2022. Studentët e interesuar për këtë cikël kanë afat deri ditën e hënë të datës 18 tetor për të qenë pjesë e konkurimit për kuotat e reja të pranimeve në degët e masterit.

Konkurimi për kuotat e pranimeve të reja të 2021 në këtë cikël studimesh do të zhvillohet nëpërmjet aplikimit me anë të dosjes së dokumenteve, teksa janë përcaktuar edhe kriteret mbi të cilat do të bazohet përzgjedhja e fituesve të rinj që do të ndjekin secilin program studimi në këtë cikël. Pranimet për vitin e ri akademik në ciklin master do të zhvillohen në 21 programe të ndryshme studimi, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit së bashku me kuotat, si dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesve.

Në ciklin e dytë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë “bachelor” në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit. Gjithashtu mund të aplikojnë edhe të gjithë kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar. Në çdo rast pranimi, kandidati duhet të ketë kryer njësimin e diplomës pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.

Dosjen me dokumentet e përcaktuara duhet ta paraqisni pranë sekretarisë mësimore të fakultetit brenda afatit të përcaktuar. Në dosje duhet të përfshini: Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës, diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar”, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave. Pjesë e dosjes duhet të bëni edhe formularin e aplikimit, sipas formatit të përcaktuar, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë), 2 fotografi personale, dëshminë e njohjes së një prej 5 gjuhëve të huaja të BE sipas testeve të licencuara nga MASR.

Publikimi i listave me renditjen e fituesve paraprakë do të bëhet në datën 29 tetor. Të pakënaqurit me renditjen paraprake të fituesve mund të bëjnë ankimimin brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve. Ndërkohë që regjistrimi i fituesve finalë do të bëhet deri në datën 13 nëntor pranë sekretarive të departamenteve.

Kriteret e pranimit

  1. Master i shkencave në Inxhinieri Matematike dhe Informatike
  1. Master profesional në Inxhinieri Matematike dhe Informatike
  1. Master i shkencave në Informatikë
  1. Master i shkencave në Teknologji Informacioni
  1. Master i shkencave AML Informatikë
  1. Master profesional në Teknologji Informacioni

Duhet të ketë mbaruar ciklin e parë të studimeve “Bachelor në Informatikë” dhe “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” si dhe “Inxhinieri Matematike dhe Informatike”, “Matematikë”, “Fizikë” pranë FSHN, “Informatikë Ekonomike” pranë Fakultetit të Ekonomisë, Degët e “ Inxhinieri Informatikë” , “Inxhinieri Elektronike”, “Inxhinieri Telekomunikacioni” pranë Universitetit Politeknik, studime të fushës së Ekonomisë dhe Shkenca Juridike pranë UT, si dhe programe studimi të njëvlefshme me to.

  1. Master Profesional në Informatikë Biznesi

Aplikanti duhet të ketë mbaruar ciklin e parë të studimeve “Bachelor në Informatikë” dhe “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, si dhe Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Matematikë pranë FSHN, “Informatikë Ekonomike” pranë Fakultetit të Ekonomisë, Degët e “Inxhinieri Informatikë”, “Inxhinieri  Elektronike”, “Inxhinieri Telekomunikacioni” pranë Universitetit Politeknik, si dhe programe studimi të njëvlefshme me to.

  1. Master i shkencave në Fizikë

Kandidatët duhet të jenë diplomuar në ciklin e parë të studimeve (“Bachelor”) në Universitetet e vendit ose të huaja në programet: Fizikë, Fizikë–Matematikë, Matematikë Inxhinierike, Fizikë Inxhinierike, Kimi, Biologji, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Bioteknologji.

  1. Master i shkencave AML në Fizikë
  • Kandidatët duhet të jenë diplomuar në ciklin e parë të studimeve (“Bachelor”) në Universitetet e vendit ose të huaja në programet: Fizikë, Fizikë–Matematikë, Matematikë Inxhinierike, Fizikë Inxhinierike, Kimi, Biologji, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Bioteknologji.
  • Pranimet do të bëhen duke i renditur studentët sipas notës mesatare brenda kuotave të pranimit. Si vlerë për mesataren e studentëve të degës “Fizikë”, FSHN do të merret mesatarja e tre viteve “Bachelor” shumëzuar me koeficientin 1.3, ndërkohë që për aplikantët e tjerë do të shumëzohet me koeficentin 1.
  1. Master i Shkencave në Matematikë
  1. Master i shkencave AML Matematikë
  1. Master i shkencave Bioteknologji Molekulare dhe Industriale
  • Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë mund të konkurojnë ata që kanë ndjekur studimet e ciklit të parë në degët Bioteknologji, Biologji dhe Kimi Ushqimore.
  • Nga institucione të tjera të arsimit të lartë mund të konkurojnë studentët nga Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër. Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT programet: Agromjedis dhe Ekologji, Hortikulturë, Mbrojtje bimësh, Prodhim Bimor, Teknologji Agroushqimore, Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi. Programi Biologji-kimi, Universiteti “Fan Noli”, Korçë. Programet: Biologji-Kimi; Mjeksi e bimëve dhe Hortikulturë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Programi Biologji-Kimi, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Programi Biologji-Kimi. Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Programi Biologji.Programet Inxhinieri Mjedisi, Universiteti Politeknik.
  • Aplikuesit duhet të kenë diploma të nivelit të parë në degët e përmendura më lart dhe të jenë jo më vonë se 5 vjet pas diplomimit. Nëse numri i kërkesave tejkalon numrin e kuotave të miratuara, përzgjedhja bëhet bazuar në notën mesatare.
  1. Master Profesional Bioteknologji Mjedisore
  • Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë mund të konkurojnë ata që kanë ndjekur studimet e ciklit të parë në degët Bioteknologji, Biologji dhe Kimi Industriale.
  • Nga institucione të tjera të arsimit të lartë mund të aplikojnë :Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT. Programet: Agromjedis dhe Ekologji, Hortikulturë, Mbrojtje bimësh, Prodhim Bimor, Teknologji Agroushqimore, Akuakulture dhe Menaxhim Peshkimi.Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, Programi Biologji-kimi.Universiteti “Fan Noli”, Korçë, Programet: Biologji-Kimi. Mjeksi e bimëve dhe Hortikulturë, Universiteti “Luigj Gurakuqi “. Programi BiologjiKimiUniversiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.Programi BiologjiKimiUniversiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, UPT Drejtimi: Inxhinieri Mjedisi.
  • Nëse numri i studentëve të interesuar është më i madh se ai i propozuar, do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit. Kriter seleksionues është nota mesatare e ciklit të parë të studimeve.
  1. Master i shkencave në “Biologji Molekulare”
  • Studentët të cilët kanë përfunduar “Bachelor në Biologji”, FSHN, UT, duhet të kenë koeficientin e përllogaritjes 1, ndërsa studentët të cilët kanë mbaruar “Bachelor në Bioteknologji”, FSHN, UT, vetëm për drejtimin AML, të kenë koeficientin 1.
  • Të gjithë studentët të cilët kanë përfunduar studimet në programet e Universiteteve të tjera publike si dhe departamentin e Bioteknologjisë të përmendura si më poshtë, të kenë koeficientin 0.8.
  • Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në programet e studimit të ngjashme në “Universitetin e Shkodrës”, “Universitetin e Elbasanit”, “Universitetin e Gjirokastrës”, “Universitetin e Vlorës”, “Universitetin e Korçës”, “Universitetin e Durrësit”, “Universitetin Mjekësor”, “Departamenti i Bioteknologjisë, FSHN, UT” e të tjerë.
  1. Master i Shkencave në Biologji Mjedisore
  1. Mater i shkencave AML Biologji
  1. Master i Shkencave në: Kimi industriale e mjedisore

Kandidatët aplikues dueht të kenë përfunduar studimet Bachelor në : Kimi Industriale e Mjedisore, në: Kimi e Teknologji Ushqimore, si dhe në Kimi.

  1. Master i shkencave në: Shkencat e teknologjitë ushqimore
  1. Master i Shkencave në: Inxhinieri e proceseve kimike
  1. Master i Shkencave Kimi
  1. Master i Shkencave AML Kimi

Kuotat master

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time