Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gashi dhe Zaevi merren vesh për programin, pritet ndarja e pushtetit

Alternativa ka arritur marrëveshje në parim me kryeministrin Zaev për bashkëqeverisje. Kështu njoftoi zyra e kryeministrit Zaev pas takimit të sotëm rreth 4 orësh të kryeministrit Zaev me kreun e Alternativës Afrim Gashi. Parimisht, sipas zyrës së kryeministrit, është përmbyllur pjesa e programit qeverisës.

 ZAEV – GASHI
“Në takim është arritur marrëveshje në parim për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen i shprehur përmes pjesëmarrjes politike dhe ekzekutive të Alternativës në Qeveri. Bashkëbiseduesit u pajtuan se kursi evropian dhe reformues për të cilin janë përcaktuar qytetarët dhe shteti duhet të vazhdojë dhe se në këto momente më së shumti rëndësi kanë stabiliteti i institucioneve të shtetit”

Në këtë takim kanë filluar gjithashtu edhe bisedimet për ndarjen e pushtetit. Janë shkëmbyer vlerësime se çfarë përgjegjësi duhet të ndërmarrë Alternativa në Qeveri.

ZAEV – GASHI
“Filluan bisedimet për marrjen dhe shpërndarjen e përgjegjësive në interes të qytetarëve dhe shtetit, ku u shkëmbyen mendime rreth zgjidhjeve të mundshme për kuadrot të cilët duhet t’i marrin detyrimet eventuale dhe përgjegjësitë, përkatësisht për pozitat, ministrat, zv/ministrat dhe poste të tjera udhëheqëse në kuadër të pushtetit qendror” .

Dy liderët nuk u prononcuan pas përfundimit të takimit. Ndërkaq gjatë hyrjes në takim, kryetari i Alternativës Afrim Gashi tha se këto bisedime nuk do të jenë të lehta, por megjithatë duhet të ketë stabilitet për tu përballur me krizën shëndetësore, energjetike e ekonomike.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS
“Mendoj se nuk do të jetë e lehtë, të gjithë duhet të ndërtojnë një koncept të ri, që të dalim nga kjo krizë, ajo energjetik dhe shëndetësore. Por edhe të mos lëshojmë rastin që vendi të marrë datë edhe për BE-në”.

Takimet mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim.