Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gashi: Mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte në tubimin zgjedhor në Gostivar, tha se mandati i dytë për Arben Taravarin është vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar.

“Në Gostivar mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar. Ju gostivaras duke votuar më 17 tetor për Arben Taravarin nuk do të votoni vetëm për Gostivarin. Është shumë mirë ta kuptojmë edhe një dimension tjetër të këtyre zgjedhjeve. Fitorja në Gostivar prej raundit të parë, fitorja në Çair, Strugë, Vrapçishtë, Bogovinë, do të jetë fitore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik në kampin politik të shqiptarëve”, u shpreh Gashi.