Albania

‘Gazetaria në kohë krize’, Tirana mirëpret konferencën e 8-të të OSBE-së për Median në Evropën Juglindore

TIRANË, 10 tetor/ATSH/- Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias do të organizojë Konferencën e 8-të për Median në Evropën Juglindore me temë “Gazetaria në kohë krize” më datat 11 dhe 12 tetor në Shqipëri.

Konferenca do të hapet nga Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, Kryeministri Edi Rama dhe nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Julie Posetti, Drejtoresha e Përgjithshme e Kërkimit të Qendrës Ndërkombëtare për Gazetarët, do të mbajë fjalimin kryesor.

Seanca e parë e konferencës përqendrohet tek çështja e dezinformimit dhe shkaqet që e krijojnë atë, tek rreziku përkatës dhe tek roli kundërshtues që mund të luajë gazetaria.

Me përhapjen gjithnjë e në rritje të dezinformimit në Evropën Juglindore, gazetaria hulumtuese cilësore në këtë rajon haset me sfida të mëdha. Dezinformimi minon besimin e publikut tek gazetaria profesioniste dhe cilësore, si dhe tek roli i saj në shoqëritë demokratike – çka amplifikohet më tej në kohë krizash, siç është edhe pandemia aktuale e COVID 19-ës. Besimi i publikut tek mediat informuese bazohet tek informacionet e sakta, të paanshme dhe me fakte të kontrolluara. Angazhimi ndaj parimeve themelore të gazetarisë, si paanësia dhe raportimi me fakte, është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar besimin tek media dhe shërben për të ndrequr dezinformimin.

Paneli do të ofrojë një tablo më të mirë të dezinformimit dhe të shkaqeve që e krijojnë atë, të rreziqeve që kanosen prej tij dhe të rolit që mund të luajë gazetaria për t’iu kundërvënë dezinformimit. Gjithashtu, pjesëtarët e panelit do të diskutojnë nismat dhe praktikat e rajonit për t’iu qasur këtij rreziku që kërcënon peizazhin pluralist të medias, si asaj tradicionale edhe asaj në rrjet, dhe do të propozojnë zgjidhje për përmirësimin e mëtejshëm të medias.

Seanca e dytë trajton praktikat më të mira dhe përpjekjet për të lehtësuar situatën e rënduar të gazetarëve të rajonit, duke përfshirë pengesat që ata hasin përgjatë zhvillimit të veprimtarive gazetareske dhe zbatimit të të drejtës së shprehjes. Paneli në seancën e dytë do të ofrojë njohuri më të thelluara për tendencat në rajon dhe për sfidat aktuale në lidhje me sigurinë dhe me kushtet e punës së gazetarëve, me dëshmi personale nga dy gazetarë të rajonit. Këtu do të theksohen praktikat më të mira dhe përpjekjet për të trajtuar situatën e rënduar të gazetarëve dhe pengesat që ata hasin përgjatë zhvillimit të veprimtarive gazetareske dhe zbatimit të të drejtës së shprehjes, si në rrjet edhe jo në rrjet, në kontekstin e krizës aktuale shëndetësore.

Seanca e tretë do të trajtojë përfshirjen dhe përfaqësimin e barabartë të grave në sektorin e medias dhe do të shërbejë si platformë për diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e posaçme për shkak të gjinisë me të cilat përballen gazetaret në rajonin e Evropës Juglindore. Kjo seancë me panel ka për qëllim të shërbejë si platformë për diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e posaçme për shkak të gjinisë me të cilat përballen gazetaret në rajonin e Evropës Juglindore. Pjesëtaret e panelit do të shkëmbejnë përvoja, përfshirë këtu edhe dëshmi personale nga dy gazetare të rajonit, dhe do të shkëmbejnë praktikat pozitive dhe nismat për përkrahjen e barazisë gjinore në sektorin e medias. Gjithashtu, pjesëtaret e panelit do të bëjnë rekomandime për qasjen ndaj hendeqeve ekzistuese, me qëllim të kemi redaksi të ekuilibruara nga pikëpamja gjinore dhe të përmirësojmë gjendjen e gazetareve në rajon.

Mjedisi ligjor i rajonit dhe pasojat e tij tek fjala e lirë dhe tek liria e medias, si dhe veprimet në të ardhmen për kundërvënien ndaj praktikës së dëmshme së të ashtuquajturave Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike, do të përbëjnë boshtin e seancës së katërt. Paneli i kësaj seance do të analizojë praktikën gjithnjë në rritje të sulmeve ligjore ndaj gazetarëve dhe organeve mediatike në rajon. Në këtë kontekst, pjesëtarët e panelit do të shqyrtojnë mjedisin ligjor të rajonit dhe ndikimet e tij tek fjala e lirë dhe tek liria e medias dhe do të shkëmbejnë ide rreth veprimeve që duhen ndërmarrë për të mposhtur praktikën e dëmshme të Padive Strategjike.

Pjesëmarrja e gazetarëve të rinj në sferën publike është e rëndësishme jo vetëm për të garantuar pluralizëm të medias, por edhe për të ndërtuar shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të forta, si dhe për të përftuar ide dhe zgjidhje të reja.

Seanca e pestë do t’u japë mundësi gazetarëve të rinj të rajonit të paraqesin kornizën e dokumentit për shprehjen e qëndrimit për rininë dhe median, zhvilluar përgjatë Kampit Rinor të këtij viti “Vëmendja tek të Rinjtë dhe tek Media” si pjesë e “Shtigjeve Rinore: Përkrahja e Vlerave të OSBE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Seanca e fundit do t’u japë mundësi gazetarëve të rinj të rajonit të Evropës Juglindore të prezantojnë kornizën e dokumentit për shprehjen e qëndrimit për rininë dhe median, dokument ky që përshkruan pikëpamjet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e gjendjes së gazetarëve të rajonit. Dokumenti për shprehjen e qëndrimit do të zhvillohet këtë vit në Kampin Rinor “Vëmendja tek të Rinjtë dhe tek Media” si pjesë e “Shtigjeve Rinore: Përkrahja e Vlerave të OSBE-së në Ballkanin Perëndimor”; program pararendës shkëmbimi rinor që organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe që përqendrohet tek përkrahja e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Për arsye të situatës me pandeminë COVID-19, këtë vit aktiviteti do të zhvillohet në format hibrid, me pjesëmarrje të rreth 120 pjesëmarrësve nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, përfaqësues të qeverisë, medias, shoqatave të gazetarëve, shoqërisë civile dhe sferës së akademisë. Ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Medias do të vazhdojnë deri të enjten, 14 tetor. Përfaqësuesja e OSBE -së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në Tiranë gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë që do të zhvillohet më 13 tetor në Tiranë, organizuar nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive. Fokusi kryesor do të jetë shkëmbimi i përvojave me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe institucione homologe në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve ndaj programeve që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Gjuhët e punimeve të konferencës do të jenë Anglisht, Shqip, Serbisht dhe Maqedonisht dhe do të ketë përkthim simultan.

Më 11 tetor, ora 15:15, gjatë një aktiviteti anësor, paneli i folësve do të prezantojë Udhëzuesin e Burimeve #SOFJO në disa gjuhe dhe do të diskutohen veprimet konkrete që nevojiten në kontekstin e dezinformimit dhe kushteve të punës së gazetarëve, për të fuqizuar gazetaret gra dhe për t’u garantuar siguri ligjore. Konferenca do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Faqen e Veprimtarive të SEEMC-së.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi