Albania

GJENEVË – OBSH: Objektiva ambiciozë për klimën për shmangien e katastrofës shëndetësore

GJENEVË, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për objektiva të rinj ambiciozë në lidhje me ndryshimin e klimës, përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow.

“Djegia e karburanteve fosile po na vret”, paralajmëroi OBSH.

“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh shëndetësor me të cilin përballet njerëzimi”, shtoi organizata.

Në 10 rekomandime, ndër të tjera, OBSH kërkoi cilësi më të mirë të jetës në qytete, përparësi për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e transportit publik, si edhe një ekonomi bujqësore të qëndrueshme.

Sipas OBSH, përmirësimet në mbrojtjen e klimës do të kishin një efekt të madh pozitiv në shëndet dhe mund të kursejnë kosto të konsiderueshme që dalin nga sëmundjet.

Ajo vuri në dukje se vetëm ndotja e ajrit shkakton rreth shtatë milionë vdekje të parakohshme çdo vit, rreth 13 në minutë.

Nëse standardet e OBSH-së për ndotjen e ajrit do të respektoheshin, përfshirë një reduktim të ndjeshëm të emetimeve të gazrave serrë, që nxisin ndryshimin e klimës, mund të shmangen 80 për qind e vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Julius Korostelev is the first Russian in Juve and Atalanta. His talent saved him from the war, but his character sent him to the lower leagues already at 26
Leicester has the best owners in the Premier League: they donate to hospitals, build a base, call Buddhist monks and sleep with the FA Cup
Mo Salah is the best, but even Klopp admitted the huge problems of Liverpool's attack against Atletico
Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans