BERLIN, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria e re në vitin e parë të punës do të nisë gjithçka ndryshimet legjislative të nevojshme për të siguruar që Gjermania të ndryshojë situatën e energjisë elektrike dhe për të prodhuar mjaftueshëm për të ardhmen e industrisë, deklaroi kreu i SPD-së, Scholz.

Duke folur në një takim me sindikatat, Scholz përsëriti se ”qeveria e tij do të fokusohet mbi të gjitha tek respekti për punën”.

Udhëheqësi i socialdemokratëve ka futur në agjendë pagesën minimale prej 12 eurosh në orë si edhe përshpejtimin në përparimet në sektorin e energjisë.

Negociatat për qeverinë e koalicionit kanë nisur sërish sot në Berlin, pas një takimi të pare të natyrës organizative javën e kaluar, por drejtuesit e  partive të jepnin përshtypjen se nuk kishin shumë dyshime mbi rezultatin e negociatave.

Kreu i CSU-së bavareze, Markus Soeder theksoi se beson shumë në dështimin mes SPD-së, të gjelbërve dhe FDP-së./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.