Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gjoba për shoferët me shpejtësi “skëterrë”, Policia Rrugore monitoron me radar Rrugën e Arbrit

Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve ditën e festës së Çlirimit, më 29 nëntor. Që atëherë shumë qytetarë po e përdorin atë për të shkuar e kthyer në aksin Tiranë – Dibër.

Policia Rrugore ka marrë në dorë kujdesin për një qarkullim normal e të parrezikshëm duke monitoruar lëvizjet me radarët përkatës. Mjaft shkelës janë penalizuar.

Çdo parakalim i gabuar, manovër e rrezikshme apo tejkalim shpejtësie është monitoruar dhe penalizuar rreptësisht nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës.