Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Golemi: Atdhetarët gjirokastritë sakrifikuan gjithçka për pavarësinë e vendit

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në qytetin e Gjirokastrës u përkujtua 109-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. zhvilloi sot homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit të gurtë.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, prefekti i qarkut Odise Kote, përfaqësues të pushtetit vendor, familje dëshmorësh, etj, vendosën kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit për të përkujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

“Në 28 nëntor 1912, plaku i urtë Ismail Qemali, shpalosi në Vlorë flamurin kuq e zi, duke kurorëzuar përpjekjet shumëshekullore për pavarësi dhe fillimin e shtetit të ri shqiptar. Me pushkë dhe penë për mëmëdhenë edhe atdhetarët gjirokastritë sakrifikuan gjithçka për mëvetësinë dhe zhvillimin shoqëror të vendit”, tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “në këtë 109-vjetor të Pavarësisë, Shqipëria është një shtet demokratik dhe i konsoliduar, ndërsa synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.