Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Grabitësit prezantohen si policë/ Vidhet banesa në Tepelenë, ja çfarë morën

Një grabitje ka ndodhur në fshatin Luzat të Tepelenës. Tre persona që janë prezantuar si policë janë futur në një banesë. Policia po shoqëron disa persona banues ne këtë fshat për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.

Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.