Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Greqia vendos vaksinimin e detyrueshëm të personave mbi 60 vjeç, Mitsotakis: Të kenë marrë dozën e parë deri më 16 janar

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë sot se vaksinat kundër koronavirusit do të jenë të detyrueshme për personat mbi moshën 60-vjeçare.

 “Grekët mbi moshën 60-vjeçare duhet që patjetër të bëjnë terminet për dozën e parë deri më 16 janar”, ka thënë kryeministri përmes një deklarate.

“Tani e tutje, vaksinimi i tyre është i detyrueshëm”, ka shtuar ai.

Kjo masë do të duhet të votohet në parlament, ka thënë ai, ndonëse ligjvënësit pritet të votojnë në të mirë të vendimit.

Më shumë se 500,000 grekë mbi moshën 60-vjeçare janë duke refuzuar që të vaksinohen, ka thënë Mitsotakis.

Ata persona që do të refuzojnë imunizimin do të përballen me gjobë prej 100 eurosh, ka thënë ai.

“Kjo është mbrojtje, nuk është ndëshkim”, ka thënë Mitsotakis.

Qeveria u ka rezistuar thirrjeve nga ekspertë shëndetësorë për masat kufizuese shtesë, para sezonës së Krishtlindjes.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet greke kanë regjistruar mbi 18,000 viktima me koronavirus.

Më shumë se 650 persona janë në kujdes intensiv.

j.l./ dita