Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Hap dyert shkolla “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Shkolla e mesme “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë, tashmë është gati për të hapur dyert për nxënësit e mësuesit.

Kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi ndau sot foto të shkollës së re, e cila është ndërtuar me standarde bashkëkohore.

“Shumë herë më e fortë, më e sigurt dhe me të gjitha kushtet arsimore që duhen për një proces arsimor me cilësi”, tha Bushi.

Shkolla e re është e pajisur me laboratorë, salla IT, hapësira komunitare, bibliotekë, palestër të rinovuar, dy shkallë emergjence, sistem ngrohje e kamerash.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.