Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Hapet rruga e Arbrit, Rama pritet me daulle: Provizorisht kalohet me bypass në Tunelin e Murrizit!

Rruga e Arbrit hapet sot provizorisht, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrizit.

Numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama është pritur ditën e sotme me daulle dhe në ritmet e festës, në ceremoninë e ngritjes së traut.

“Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit,*provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shprehet Rama.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.