TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/ Deputetja e Krujës, Merita Bakiu dhe nënkryetari i PD,  Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Në një prononcim për mediet deputetët e PD-së bëjnë përgjegjës për helmimin e qytetarëve kryebashkiakun e Krujës.

Deputetja Bakiu tha se, “janë 1200 qytetarë të helmuar nga uji i pijshëm. Kryetari i bashkisë Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen, përgjegjës kryesor për helmimin masiv të krutanëve”.

Deputeti i PD-së Alibeaj tha se, “qeveria duhet të kishte pranuar të diskutonim sot në parlament helmimin masiv. Vetëm nga këmbëngulja e PD, nga prania jonë e vazhdueshme në Krujë, institucionet po lëvizin nga një këmbë për të nxjerrë përgjegjësit. Ky është një krim masiv”, tha ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.