Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Horoskopi, 25 tetor 2021

Dashi
Jo rrallë kthesat fillojnë pikërisht atëherë kur nuk e pret fare, prandaj nuk duhet të mendoni se situata ku ndodheni në këtë periudhë nuk ka rrugëdalje. Afërdita duket se jua përkëdhel erosin.

Demi
Mërkuri në një pozicion të përshtatshëm në shenjë do t’ju favorizojë, por nuk duhet të prisni që gjithçka t’ju vijë nga ndonjë yll i mirë. Përpiquni t’i qëndroni më pranë partnerit që ka nevojë për ju.

Binjakët
Kuadri yjor sot parashikon se të jetë një ditë e favorshme për punën dhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi, pasi sot mund të keni mundësi të ndryshme. Duhet të jeni më komunikues me partnerin.

Gaforrja
Edhe pse Marsi do të vazhdojë jetë sërish në një orbitë të pafavorshme për ju, nuk do të prishë pozitivitetin e shenjës suaj, prandaj dita pritet të jetë kryesisht e mire në shumë aspekte. Erosi pozitiv.

Luani
Nuk është një periudhë e qetë kjo që po kaloni, por besimi në vetvete do të bëjë që t’ia dilni mbanë edhe në momente të vështira. Mos hezitoni ndaj një oferte shumë të mirë që ju bëhet.

Virgjëresha
Kuadri yjor bëhet gjithnjë e më pozitiv sepse Mërkuri dhe Afërdita vazhdojnë të qëndrojnë në një orbitë shumë të përshtatshme. Kujdes, Hëna ju favorizon por ju bën shumë euforikë.

Peshorja
Mund t’ju duket e papritur dhe mund të ziheni edhe në befasi, por Mërkuri sot mund t’ju ngatërrojë e t’jua prishë të gjithë planet tuaja. Matuni para se të flisni për dikë ose për një problem.

Akrepi
Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos në sektorin e punës, ku duket se progresi juaj është shumë i madh. Pritet një mbrëmje mjaft interesante.

Shigjetari
Sot mund t’ju duket gjithçka shumë e vështirë dhe mendoni se do t’ju duhet të dredhni shumë djersë për të arritur jë objektiv. Eshtë vetëm një iluzion që krijohet nga Hëna luhatëse.

Bricjapi
Sot orbita e Marsit ën shenjë është përgjithësisht pozitive dhe pritet që kjo të reflektohet sidomos në raportet ndërpersonale. Duhet të tregoheni më të rezervuar në njerëz që s’i njihni mirë.

Ujori
Duhet të bëni kujdes sepse sot Hëna në shenjë mund t’ju bëjë të nxituar e të reagoni në mënyrë të tepruar ndaj vështirësive të vogla të momentit. Ulni tensionet në raportet me partnerin.

Peshqit
Nën një kuadër yjor mjaft pozitiv është e kuptueshme që edhe kënaqësitë tuaja do të jenë disa, por kënaqësinë më të madhe sot do ta keni nga surpriza që ju bën një njeri shumë i dashur.