Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Humb jetën nga COVID në moshën 84-vjeçare ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell. Fotot me politikanët shqiptarë nga vizita në vitin 2003

Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit nën presidencën e George W. Bush, vdiq nga Covid-19 në moshën 84-vjeçare, bëri të ditur familja e tij.

“Ne kemi humbur një bashkëshort, baba dhe gjysh të mrekullueshëm dhe të dashur dhe një amerikan të madh”, tha ajo në një deklaratë.

Powell ishte i pari afrikano-amerikan që mbajti postin e Shefit të Shtabit  të Përgjithshëm, para se të bëhej kryediplomat nën presidencën republikane të George W. Bush.

Powell ishte një ushtarak profesionist i shquar, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam për t’u bërë këshilltari i parë i sigurisë kombëtare me ngjyrë gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një pretendent kryesor për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA.

Kur Powell u betua si sekretar Shteti i Bushit, në vitin 2001, ai u bë zyrtari publik i rangut më të lartë publik deri më sot duke qëndruar i katërti në linjën presidenciale të trashëgimisë.

“Unë mendoj se kjo i tregon botës se çfarë është e mundur në këtë vend”, tha Powell për nominimin e tij.

“Kjo i tregon botës ndiqni modelin tonë, dhe gjatë një periudhe kohore që nga fillimi ynë, nëse besoni në vlerat që mbrojnë”, theksoi ai.

Powell ishte i martuar me Alma Vivian (Johnson) Powell dhe kishte tre fëmijë.

Nga vizita e Powell në Shqipëri, 2 Maj 2003:

j.l./ dita