Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Humbën jetën në hotelin në Qerret, tërhiqen nga i biri i familjes trupat e 4 turistëve rusë

Një javë nga gjetja e tyre të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë, trupat e 4 turistëve rus që u gjetën të janë tërhequr ditën e sotme nga morgu i Tiranës.

Ka qenë djali i familjes, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimi për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë.

o.j/dita