Albania

Humbën rrugën në Lekbibaj, policia ndihmon turistët belgë

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Policia e Tropojës i erdhi në ndihmë 2 turistëve belgë, të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Lekbibaj.

Sipas Policisë së Shtetit, dy turistët nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

“Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë”, thekson Policia.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.

Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistët belgë falënderuan punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Moscow? Monaco? Istanbul? We will select a Europa League city that is perfect for you
Journalist Fornoni: Miranchuk is useless and is not part of Atalanta's plans. Italian journalist Simone Fornoni believes that Atalanta should sell Russian midfielder Alexei Miranchuk in winter
Pique about the clasico: The result weighs more than 3 points. The most important player in the history of football has left Barca - you need to be realistic
Dybala's house was robbed in his absence. Thieves took out a collection of watches
The talent from the Netherlands just disappeared. He left Juventus on loan, asked for leave to return home - and disappeared
PSG offered Fati a salary of 15 million euros a year and a signing bonus of 30 million euros. They wanted to sign him to replace Mbappe
Beppe Marotta: Lukaku went to Chelsea to get twice as much. After selling him for 115 million, Inter signed Dzeko for free - there is no difference