Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Humbja e thellë nga Liverpooli, vjen reagimi nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes së Manchester United kundër Liverpoolit me rezultat 0-5.

Ylli portugez, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka folur për humbjen turpëruese kundër rivalit të tyre më të madh.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Dhe kjo është për ne, vetëm për ne, sepse nuk ka asnjë tjetër për të fajësuar. Tifozët tanë ishin, edhe një herë, të mahnitshëm në mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kjo, shumë më mirë, dhe na takon neve që ta dorëzojmë. Tani është koha”, ka shkruar Ronaldo.

Ronaldos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje por pati edhe një moment kur nuk arriti të përmbahet dhe goditi kundërshtarin.