Albania

Hyn në fuqi, Ministria e Brendshme: Risitë e ligjit “Për të huajt”

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Ligji “Për të huajt” hyn në fuqi pasi Parlamenti rrëzoi me 76 vota, dekretin e Presidentit për kthimin e tij.

Ministria e Brendshme nisur nga hyrja në fuqi e ligjit thekson disa pika të rëndësishme, duke u shprehur se në ligj është reflektuar ekspertiza më e mirë e disa institucioneve shtetërore, përkatësisht e grupit të punës me disa ministri të përfshira, e organizatave ndërkombëtare partnere si IOM, si dhe është hartuar Dokumenti i Vlerësimit të Impaktit.

“Ky ligj synon ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për të huaj që duan të vijnë për ta vizituar, për të punuar apo jetuar më afatgjatë në Shqipëri, duke përmirësuar të drejtat e të huajve në Shqipëri sipas parimeve ndërkombëtare, duke u garantuar lehtësi në procedura dhe duke u dhënë mundësi më të mira për informacion e akses në shërbime. Të gjithë të huajt që vizitojnë vendin, punojnë këtu apo jetojnë janë vlerë e shtuar për ekonominë pasi kontribuojnë dhe shpenzojnë këtu, prandaj nën parimet e globalizimit dhe Agjendës 2030 të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, synimi është kufij të hapur, por të sigurt”, shprehet Ministria e Brendshme.

Risitë e ligjit “Për të huajt”:

Gjen zbatim leja e integruar, ose leja unike, që do të thotë se leja e qëndrimit dhe leja e punës bëhen një dokument i vetëm, një kartë biometrike;

Lëshimi i menjëhershëm i lejes unike me afat 5-vjeçar për shtetasit e Kosovës, SHBA dhe BE dhe të Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë;

Pajis me Leje Qëndrimi disa kategori shtesë të të huajve, që nuk ishin parashikuar në legjislacionin e mëparshëm: kategoritë e personave pa shtetësi; kategoria e punonjësve lëvizës, apo ata që quhen “nomadët dixhitalë”;

Pensionistëve të huaj, që duan të jetojnë në Shqipëri, u sigurohet mundësia për të aplikuar për Leje Qëndrimi;

Të huajt që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë, u ofrohet një lehtësi për të gëzuar dhe disponuar pronën, çka përbën investim serioz në tregun e pasurive të paluajtshme;

Kategoria “au pairing”, u krijohet mundësia të rinjve të huaj që duan të njohin gjuhën dhe kulturën e vendit tonë, duke qëndruar përkohësisht në Shqipëri, pranë një familjeje shqiptare. Në këtë kategori hyjnë edhe kërkuesit shkencorë, të cilët mund të qëndrojnë të paktën edhe 9 muaj mbas mbarimit të afatit të studimeve apo kërkimeve në mënyrë që të kenë mundësi të aplikojnë për punë, apo për të krijuar një biznes në Republikën e Shqipërisë;

Ligji u kushton vëmendje bashkimeve familjare si edhe të drejtave që kanë anëtarët e familjes së atyre që kanë një leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për t’u bashkuar me familjarët e tyre, gjithmonë sipas standardeve të BE-së në këtë fushë.

Miratimi i këtij ligji, është një hap cilësor përpara, në drejtim të menaxhimit të migracionit të parregullt, dhe është në një linjë me paktin e ri të migracionit dhe azilit të Bashkimit Europian.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him