Albania

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Adriatik Llalla kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit. Avokati: Nuk qëndron dot në qeli, është i sëmurë rëndë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i shpallur në kërkim ndërkombëtar është bërë ‘i gjallë’.

Llalla kërkon që të pezullohet ekzekutimi i vendimit që është marrë ndaj tij, dënimi me dy vite burg për fshehjen e pasurisë.

Kërkesa e tij, është depozituar nga avokati Sokol Hazizaj. Kërkesa do të hidhet në short në ditët në vijim nga Gjykata e Posaçme. Sipas kësaj kërkese, Llalla nuk mund të qëndrojë në qeli për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, për të cilën avokati i tij, është shprehur ditë më parë se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Por vetë ish-kryeprokurori ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore.

Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.

o.j/dita

Football news:

Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi
The head of the Italian Football Federation about Ronaldo in Juve: Good for our football, but for the club it was not a positive transfer
Samuel Umtiti: I love Barca, I want to succeed here. I can't imagine myself in another club