Albania

I shpëtoi atentatit mbrëmë te “Komuna e Parisit”, 22-vjeçari: Nuk e di kush qëlloi, po merresha me celularin. I riu, i hetuar disa herë për sherre

Redi Balla nuk ka mundur që të shikojë autorët që e plagosën me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

22-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mori dy plumba në trup nga persona ende të paidentifikuar.

Pas ngjarjes ai ka dhënë dhe dëshminë e tij në të cilën është shprehur se kur e qëlluan ishte me celular në dorë dhe nuk mundi që të shihte autorët.

“Parkova makinën dhe po merresha me celularin. Dikush u afrua dhe qëlloi. S’e pashë autorin, mbulova kokën me duar”, deklaroi ai.

I riu, gjatë natës iu nënshtrua një ndërjyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mundur të sekuestrojë kamerat e sigurisë që ndodhen pranë zonës ku ndodhi plagosja.

Po ashtu, priten që të merren dëshmitë e miqve dhe familjarëve të 22-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, gjatë pushimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni.

Redi Balla ishte nisur drejt mjetit të tij të cilin e kishte lënë të parkuar në zonën e Komunës së Parisit.

Ai u qëllua me dy plumba në këmbë nga persona të paidentifikuar.

Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por nuk dihet ende nëse atentati i mbrëmshëm ka lidhje me konflikte të mëparshme ku mund të ketë qenë përfshirë i riu.

Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, ndërsa u qëllua vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga një lokal dhe mori makinën për t’u nisur në shtëpi.

j.l./ dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions