Albania

I tha ‘mos imito Berishën’, Basha i përgjigjet Ramës: Unë jam vetja, ti dhe langonjtë e tu duhet të ishit pas hekurave sot, vitet e para nuk t’i njihja hilet

Kryedemokrati, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama se po kopjon ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha theksoi se është vetja e se këtë e dinë të gjithë.

Kreu i Partisë Demokratike tha se ndodhet në sallën e Kuvendit për të qënë vetja dhe jo një person tjetër, siç u akuzua nga Rama se është kthyer në një kopje të Berishës.

Ata pak studentë të psikologjisë që e ndoqën e dinë se për çfarë fenomeni mjekësor bëhet fjalë. Quhet projektimi, e ka mendjen diku tjetër po flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain që ia kaloi, ca ka pas të kqëija dhe vese i ka 500 herë më të mëdha.

Dua të them fare qartë, se nuk jam në këtë sallë për të qënë dikush tjetër po vetja ime, të jeni të sigurtë se jam vetja ime. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve, ne jemi në këtë sallë për çdo arsye, përndryshe ky është një kotec se nëse do kishte guxim, gjysma prej jush do ishin në hekura sot”, tha Basha.

Kryedemokrati iu drejtuar Ramës duke i thënë që të përmbahet para opozitës bashkë me “langonjtë” e tij.

Do t’ju them atë që iu thashë por edhe shumë me tëpër nëse guxoni të na bëni moral. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve. Jemi këtu për të kthyer legjitimitetin, ndryshe ky është një kotec.

Mos guxo as ti dhe as langojtë që të provokojnë opozitën. Mirëmëngjes nga unë mos prit. S’ke faj se sa herë më sheh të del para syve ora e rerës. Po ta ka mbajtur pak llumi i tranzicionit. Nëse nuk do të dëgjosh një pjesë timen që e njeh shumë mirë dhe e njohin shumë mirë deputetët e tu këtu, edhe një pjesë e atyre që drekon. Kriminelët e kanë fjalët. Ata që ulin sytë kur shohin ish-ministrin e Brendshëm, ulin sytë, jo si ish-ministrat e tu.

Thuaj langojve të tu që të përmbahen se kjo është opozita dhe shpresa e vendit. Kjo është shpresa edhe për atë pjesë që mezi presin t’ju heqin qafe. Të gjithë mund të jemi prindër më të mirë. Unë kam një borxh të paparë, jam gati të marr leksione prindërimi ndaj çdokush përveç teje.

Halli im o Edi Rama janë shqiptarët, po t’u aq ta ka prerë që ditën e parë tek e fundit. Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit. Nuk ke më me çfarë të merresh. Foltorja është halli yt. Është ding-dongu. Bëhu gati edhe ti për foltore. Nuk ka foltore që të shpëton ty. Ti guxon të më përmendësh mua heshtjen. Ti more? Pse nuk i arrestove, apo se ta ka qejfi që t’i gradosh për t’ui hedhur kubndër opozitës? Lojë e vjetër. Mund ta luaje 4 vitet e para se nuk t’i kisha mësuar hilet. Por tani ti di e gjithë bota. Është i njëjti llum dhe ka të njëtat interesa”, tha Basha.

j.l./ dita

Football news:

Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old
Patrice Evra: I've had enough of this toxic masculinity. Tears are not a sign of weakness
Neville included Ronaldo and Maguire from Manchester United and 9 Liverpool players in the united team
Beckham will become the face of the 2022 World Cup and will promote Qatar. The contract is for 10 years with a salary of 15 million pounds a year
Karim Benzema: My idols Ronaldo and Zidane came to Real Madrid and took the Golden Ball. Now I am not so far from it
Paul Merson: I don't see Sulscher as the coach of Manchester United in the long term, if Liverpool wins
Jose Mourinho: Does Mourinho want more players? Of course, like any coach. But Mourinho is not an asshole