Albania

IA zbulon teknikën e suksesit të veprave të artit

ROMË, 9 tetor /ATSH-ANSA/ – Nga Pollock te Van Gogh, ekziston një formulë suksesi e zakonshme për veprat e artit.

Falë inteligjencës artificiale është zbuluar se periudha me fat, në të cilën prodhohen kryevepra, vjen pas viteve në të cilat artisti së pari eksploron dhe provon stile të ndryshme dhe teknika, e ndjekur nga vite të përdorimit intensiv të një teknike në një zonë më të vogël, për të zhvilluar përvojën e fituar më në thellësi.

Hulumtimi u bë nga studiues të Universitetit Northëestern, e botuar në revistën Nature Communications.

Pollock, për shembull, vizatoi piktura surrealiste të figurave njerëzore, kafshëve dhe natyrës dhe më pas përdori teknikën e pikimit në periudhën e tij me fat, që zgjati tre vjet, në të cilën ai krijoi të gjitha kryeveprat që e bënë të famshëm.

Van Gogh pati periudhën e tij të kthesës artistike midis 1888 dhe 1890.

Përpara kësaj periudhe, piktura e tij ishte më pak impresioniste dhe më realiste.

“As eksplorimi, as shfrytëzimi vetëm, në izolim, nuk krijojnë momentin e suksesit, por është sekuenca e tyre së bashku. Eksplorimi i ndjekur nga shfrytëzimi duket të jetë kombinimi i duhur për të filluar periudhën me fat”, komenton Dashun Ëang, koordinator i studimit.

Hulumtuesit zhvilluan algoritme të mësimit të makinerisë për të ndjekur rezultatet e karrierës për artistët, drejtuesit dhe shkencëtarët, me të cilët ata analizuan 800 000 imazhe të veprave të 2 128 artistëve, në 79 000 filma nga 4 337 regjisorë dhe karrierën e 20 040 studiuesve, të kombinuara me botime dhe citime.

Studiuesit kanë përcaktuar kohën më të mirë të prodhimit për secilën karrierë, duke u bazuar në ndikimin e vendeve të punës, blerjeve, citimeve, renditjeve dhe e kanë lidhur atë me momentin dhe trajektoret e ndryshme krijuese 4 vjet para dhe 4 vjet pas momentit me fat.

Ata vunë re se, kur eksplorimi nuk ndiqet nga shfrytëzimi, mundësia e një momenti suksesi zvogëlohet shumë dhe e njëjta gjë është e vërtetë me faktorët e kundërt.

Mesatarisht, momenti “i mirë” zgjat rreth 5 vjet dhe pastaj kthehet në normale./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions