Albania

Ibrahimaj: Rritja ekonomike mbi parashikimin fillestar, mbështetet nga konsumi privat dhe investimet

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet rreth 7.6%.

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Misionit të FMN-së, Yan Sun dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në përfundim të misionit të radhës mbikëqyrës, në kuadrin e Artikullit Katër të marrëveshjes, Ibrahimaj tha se ekonomia shqiptare pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, jo vetëm që i është rikthyer normalitetit, por të gjithë treguesit sinjalizojnë për perspektivë pozitive në vijim.

Ministrja u shpreh se për këtë vit pritet që rritja vjetore të rezultojë në nivele mjaft pozitive, madje konsiderueshëm mbi nivelin e parashikimit fillestar prej rreth 5.5%.

“Momentalisht ne parashikojmë një rritje prej rreth 7.6% për këtë vit. Ndërsa për periudhën afatmesme parashikojmë që ajo të stabilizohet rreth nivelit 4%. Ne parashikojmë se një rritje e tillë në periudhën afatmesme do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet”, deklaroi Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi në fjalën e saj se vendi vitin e kaluar kaloi një prej recesioneve më të ashpra në dekada. Por shtoi ajo, fondamentet kryesore ekonomike dhe financiare, si dhe stabiliteti i përgjithshëm makroekonomik i vendit i ka rezistuar relativisht mirë goditjeve.

“Tkurrja e PBB -së për shkak të pandemisë arriti kulmin në tremujorin e dytë të 2020-ës në rreth -11% dhe tremujori i fundit u rikthye përsëri në terren pozitiv. Ndërsa i gjithë viti 2020 regjistroi një recension prej minus -4%”, tha ministrja.

Ministrja u shpreh se u ndoq një politikë fiskale ekspansioniste vitin e kaluar për të akomoduar nevojat e lidhura me pandeminë në aspektin shëndetësor dhe për të zbutur deri diku goditjen në përgjithësi në ekonomi, përmes paketave fiskale të drejtpërdrejta për biznesin, kryesisht për pagesën e rrogave të punonjësve gjatë muajve të bllokimit, si dhe përmes stimulit indirekt.

“Në vitin 2020, deficiti i përgjithshëm fiskal ishte rreth 7% e PBB-së nga një mesatare prej rreth 2% në tre vitet e mëparshme dhe borxhi publik u rrit në rreth 76% të PBB-së, pra me rreth 10 pikë përqindje nga fundi i vitit 2019. Përkeqësimi i këtyre parametrave të financave publike gjatë vitit të shkuar ishte goxha i fortë, por nga ana tjetër, kjo politikë fiskalë ekspansioniste ishte jo vetëm e pashmangshme, por edhe krejtësisht e nevojshme dhe adekuate me qëllim shmangien e pasojave të tjera shumë më të rënda dhe me efekte negative zinxhir në ekonominë e vendit”, u shpreh Ibrahimaj.

Duke folur për politikën fiskale që do të ndiqet nga qeveria në afat të mesëm, Ibrahimaj tha se politika fiskale në afatin e mesëm dhe të afatin e gjatë do të vijojë të ketë si objektiv primar të saj konsolidimin fiskal.

Ministrja në fjalën e saj garantoi reduktimin e borxhit publik përgjatë mandatit të tretë të kësaj mazhorance.

“Mund të deklaroj me bindje të plotë që sot, se edhe përgjatë këtij mandati qeverisës borxhi publik në raport me Produktin e Brendshëm Bruto do vijojë të reduktohet gradualisht vit pas viti dhe balanca primare do rikthehet në nivel të balancuar (pra të pakën zero ose pozitive) që nga viti 2024 e në vijim, pra në përputhje të plotë me rregullat fiskale ekzistues”, tha ajo.

Sa i takon risqeve për të ardhmen afatmesme, ministrja Ibrahimaj tha se perspektiva afat-mesme e ekonomisë, sipas skenarit bazë mbetet përgjithësisht inkurajuese dhe vlerësohet se ka mundësi të mira për t’u materializuar përgjithësisht në linjë më këtë skenar bazë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The grandstand collapsed under Vitesse's fans: they celebrated a guest victory with the players and flew down
Mourinho on Juve - Roma: Some have won 9 out of 10 championships, the second - 0 out of 10. But during the game you can forget about it
Gary Neville: Conte is a great coach, but Manchester United is not suitable
Rice is Man City's priority target. The West Ham midfielder is seen as a replacement for Fernandinho
Salernitana fired Castori and appointed Colantuono as coach. She is the 20th after 8 rounds of Serie A
Do you remember how Mourinho trolled Juve fans, put his palm to his ear? He's in Turin for the first time since
The Tottenham and Newcastle game was Interrupted due to a fan's health problems. A defibrillator was needed