Albania

Ibrahimaj: Së shpejti emetojmë eurobondin e pestë

TIRANË 13 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se “në fund të këtij muaji Shqipëria do të emetojë eurobondin e pestë në tregjet ndërkombëtare me vlerë afërsisht 700 milionë euro.

Ministrja informoi se projektvendimi për Eurobondin u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

“Këtë vit eurobondi pritet të emetohet në vlerën 500-700 milionë euro dhe ne do të jemi gati për të dalë në treg që në fund të muajt tetor apo në fillim të muajt nëntor. Eurobondi nuk është një proces, i cili fillon këtë vit për herë të parë, është e pesta herë që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë fonde në monedhë të huaj dhe në të gjitha rastet ky ka qenë një test i qeverisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare, ku është vlerësuar kredibiliteti i qeverisë dhe disponueshmëria e të gjitha tregjeve ndërkombëtare për të financuar bondin e qeverisë”, tha Ibrahimaj.

Ajo bëri të ditur se që prej herës së parë që ka dalë në emetim, vlera e financuar ka ardhur në rritje, por edhe interesi i bondit ka ardhur në ulje. Edhe maturimi tha ajo, ka ardhur në rritje. “Kjo tregon se ndër vite ne kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet”, tha ajo.

Më tej, ministrja informoi se po studiohen tregjet për të gjetur momentin e duhur kur do të lëshohet Eurobondi.

“Tregjet këtë herë kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike, apo për shkak të sinjaleve që vijnë nga ekonomia globale për tkurrje të politikave monetare të bankave kryesore qendrore. Megjithatë ne jemi besimplotë se kushtet janë të favorshme për të dalë brenda këtij viti me qëllim garantimin e huamarrjes. Ajo do të merret për të financuar një pjesë të buxhetit për të garantuar mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe projekte të tjera të investimit. Huamarrja do të përdoret edhe vitin tjetër”, deklaroi Ibrahimaj.

Po ashtu, Ibrahimaj tha se kemi miratuar dy projektvendime të tjera, njëra lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin, për lehtësimin e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor që lidhet me nismën “Open Ballkan”.

Ibrahimaj tha se “projektvendimi i tretë që ishte propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave lidhet me dhënien me qira të një sipërfaqe në Vlorë. Është një projekt madhor që do të zhvillojë turizmin në qytetin e Vlorës dhe vjen në ndjekje të këshillës së zhvillimeve strategjike pasi bëhet fjalë për një projekt investim strategjik”.

Ministrja foli edhe për situatën ekonomike në vend pas akuzave të PD-së, duke marrë shkas nga deklarata e FMN-së.

“Ne prej dy javësh kemi patur diskutime të nivelit teknik kryesisht me përfaqësuesit e FMN-s dhe përfaqësuesit e BSH të cilët të tre institucionet ndajnë një mendim të përbashkët që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet në përballimin e krizës se vitit të kaluar por dhe të tërmetit dy vite më parë dhe gjithashtu i ka të gjithë potencialet për të përballuar krizën energjetike nëse ajo do të përmbahet në përmasat që parashikohet nga tregjet ndërkombëtare”, tha ajo

Sipas ministres, në të gjithë analizën e kryer nga FMN dhe BSH nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve, apo rritje të normave të interesit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi has a muscle injury. Tomorrow it will be known whether he will play with Lille
Mauricio Pochettino: I had problems when I said Messi should take the Golden Ball. Neymar and Mbappe asked why they didn't
Koeman was fired on the plane when Barcelona was flying home after the match with Rayo
A homophobic tweet was published on behalf of Shomurodov. Roma stated that the account is fake
Neymar on the words about the 2022 World Cup: I was misunderstood. I go out to every match as if he is the last
Lautaro has extended his contract with Inter until June 2026. There are no compensation now
Pochettino on Messi: Guardiola said he can play in any position. He has an exceptional ability to be anywhere on the pitch