Albania

“Imagjinoni fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për t’ju marrë votën”

“Prej vitesh Edi Rama na tregon vetëm atë Shqipëri që duam ne të shohim,”- me këtë titull gazetari italian Nicola Pedrazzi ka publikuar një analizë në gazetën “Domani”, ku kritikon kolegët për mënyrën si po trajtojnë lajmet nga Shqipëria.

“Përse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikrofonin?” – shkruan ai.

Artikulli ndalet edhe tek skandali i patronazhistëve.

Në realitet Shqipëria është një vend ku progresi ekonomik dhe social ka ngecur dhe ku kontrolli i qeverisë mbi gjithçka është i përhapur masivisht. Ka pak për t’u pasur zili, po kthehet si ato vendet autoritare që ne i kritikojmë çdo ditë” – shkruan autori.

Nuk ka asnjë vend evropian ku të gjitha bashkitë janë monokolor. Zgjedhjet elektorale të 25 prillit treguan një fitore të pastër dhe të padiskutueshme të Edi Ramës me 48% të votave kur pjesëmarrja ishte 46%, por ato u paraprinë nga një mekanizëm korruptiv: u përdorën të dhënat personale të qytetarëve për të krijuar hartën e pëlqyeshmërisë elektorale. Imagjinoni një fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për të marrë votën tuaj. Boll me importin e historive nga Shqipëria që na bëjnë të ndihemi rehat, nëse duhet të ndihmojmë shqiptarët, ata i ndihmon vetëm e vërteta” – shkruan gazetari.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time