TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërmdajres (OSSH) bën të ditur se po vijohet me instalimin e matësave inteligjentë të energjisë elektrike.

Sipas OSSH-së, pajisjet do të ndikojnë në rritjen e transparencës duke i dhënë fund abuzimit, përmirësimin e procesit të faturim-arkëtimit ashtu si dhe do të krijojnë mundësinë për të aksesuar në çdo moment dhe kohë reale konsumin në matës nëpërmjet aplikacionit dhe reduktim të kostove në terren.

“Ky sistem i ri për matjen e energjisë elektrike përbën një tjetër hap i rëndësishëm në sektorin energjetik”, bën të ditur OSSH.

Ndër prioritetet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për këtë vit është reduktimi i mëtejshëm i nivelit të humbjeve dhe në strategjinë për arritjen e këtij objektivi një ndër elementët është edhe investimi në matje inteligjente për konsumatorët fundorë dhe në segmente të rëndësishme të rrjetit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.