Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Varhelyi: Një investim gjeopolitik i favorshëm

Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka përmendur rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fjalën e tij, gjatë Konferencës për të Ardhmen e Europës.

Siç edhe ka bërë vetë me dije në rrjetet e tij sociale, Varhelyi shkruan se rajoni është një pjesë integrale e Europës dhe BE-së.

Ndërsa po ashtu, shtoi se zgjerimi i BE-së është një investim gjeopolitik.

“Në diskutimin e “Konferencës për të Ardhmen e Evropës” sot në Budapest: Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe duhet të përfshihet në diskutimet tona për të ardhmen e Evropës. Është e ardhmja jonë e përbashkët. Dhe zgjerimi i BE-së është një investim gjeopolitik i favorshëm në paqe, stabilitet, prosperitet, botë demokratike”, u shpreh komisioneri.

j.l./ dita