Albania

INTERVISTA / “Prindërit emigruan këtu nga Malësia e Madhe, pa sakrificën e tyre nuk do isha ky që jam”, Armando Broja për The Guardian: “Kur duhej të zgjidhja mes Anglisë dhe Shqipërisë, ata më thanë…”

“Normalisht nuk nervozohem kurrë para ndeshjeve”, thotë Armando Broja. Por kësaj here ishte ndryshe. Chelsea po mundte Everton me rezultat 4-0 në një Stamford Bridge të mbushur plot dhe Broja, një lojtar i akademisë, ishte gati të bënte debutimin e tij të parë profesional.

Kishte ende katër minuta lojë kur Frank Lampard i tha sulmuesit të ri që të bëhej gati për të zëvendësuar Olivier Giroud.

Ishte 8 Mars 2020, një javë para se Covid-19 të fuste futbollin në letargji. Broja ishte stërvitur me ekipin e parë që nga fundi i janarit dhe ishte rezervë në stol. Ishte vetëm 19 vjeç dhe nuk e priste të dilte në fushë kundër Everton.

“Kur po hiqja bluzën dhe tutat, po dridhesha pak,” thotë futbollisti shqiptar “Por sapo dola në fushë, stresi u zhduk sikur ma hoqi dikush me dorë”.

Ishte realizimi i një ëndrre. Broja, giithsesi kishte tërhequr fort vëmendjen e drejtuesve të klubit që pas mbërritjes nga huazimi me Vitessen e Holandës shtatorin e kaluar.

19-vjeçari ka qenë një tifoz i Chelsea që fēmijë. Ai dëshironte të luante për ta, edhe pse u bashkua me Tottenham në moshën tetë vjeç.

“Sa herë luanim me Chelsea u thosha prindërve të mi: Unë dua të luaj për Chelsea”, rrëfen Broja.

“Doja të bëja përshtypje te Chelsea dhe kur ata erdhën për të parë unë isha fëmija më i lumtur në botë”.

Broja është rritur profesionalisht në mënyrë mbresëlënëse. Shumë i vlerësuar nga trajnerët e akademisë së Chelsea, ai vendosi të provojë veten me huazimin e tij të parë duke u bashkuar me Vitesse. Klubi holandez ka lidhje të ngushta me Chelsea. Shumë lojtarë të Chelsea kanë luajtur atje, Mason është një nga kryesorët.

“Unë fola me Mason. Ai tha se ishte një vend i mahnitshëm për t’u zhvilluar si lojtar. Ai më tha: ‘Duhet të përgatitesh të jetosh vetëm në një vend tjetër. Nuk do kesh prindërit e tu tek të cilët mund të mbështetesh. Duhet të rritesh sepse do luash futboll me burra”.

Broja fillimisht e gjeti veten në stol. “E dija që duhej të bëhesha më i madh që të kapja top me këmbë në ndeshje””, thotë ai.

Me pandeminë nëpër këmbë prindërit e tij nuk mund të vinin dot çdo javë. Sidoqoftë, Broja, fliste me dy motrat e tij në FaceTime çdo ditë. Ai qesh kur tregon se iu desh të thërriste prindërit e tij për ndihmë për të gatitur ëmbëlsirën e tij të preferuar.

Broja, i cili rendit Didier Drogba dhe Cristiano Ronaldon si frymëzim, tani është më i fortë dhe ka ecur çmendurisht përpara. Ai ka një nga raportet më të mira për gola në minutë për moshën e tij në Evropë. Chelsea po i kushton vëmendje dhe ka caktuar Tore Andre Flo si mentorin e huazimit të Brojës.

“Unë kam parë shumë klipe të Torës”, thotë Broja. “Ai e kupton se si ndihem në fushë. Ai ishte një sulmues shumë i mirë. Ai gjithmonë më kontrollon pas ndeshjeve dhe jep mendimin e tij”.

Stërvijta me ekipin e parë të Chelsea gjithashtu ndihmoi në zhvillimin e Brojës.

“Aty e kap menjëherë ritmin”, thotë ai. “Të gjithë janë në formën më të mirë. Mëson me disa nga më të mirët. Mësoni edhe duke i parë”.

Debutimin e tij me ekipin e kombëtares së Shqipërisë për të rritur e pati shtatorin e kaluar. Ishte një moment i madh për të. Ai ka lindur në Angli, por dëshiron të luajë për Shqipërinë. “Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri,” thotë ai. “Unë kam gjak shqiptari. Shumica e familjarëve të mi janë ende në Shqipëri, unë kam vetëm disa kushërinj në Angli. Ne kemi një shtëpi atje. Shkojmë çdo vit, aty është një pjesë shumë e madhe e imja. Prindërit e mi erdhën në Angli në moshë të re. Pa ata nuk do të isha këtu ku jam tani”.

“Unë nuk kam luajtur për asnjë ekipe kombëtare angleze të të rinjve. Isha me Shqipërinë që në Under 17, pastaj 19. Kam marrë një telefonatë nga Anglia sepse kam lindur këtu. Ishte një vendim që duhej të merrja. Prindërit e mi më thanë: “Zgjidh ti, është karriera jote. Në cdo rast duhet të punosh shumë dhe t’u tregosh njerëzve se kush je”.

Familja ka rëndësi për Brojën, i cili kujton babanë e tij që vinte në shtëpi nga puna dhe e merrte atë për seanca stërvitore ekstra.

“Ai donte të nxirrte më të mirën nga unë,” thotë Broja. E njëjta gjë me mamanë time. Ata shkojnë deri në fund të botës vetëm për të më ndihmuar”.

Marrë me shkurtime nga The Guardian

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions